Po bën xhiron e rrjetit! Vis Pupës i ndodh incidenti i papritur në provat e DWTS(VIDEO)

Këtë të premte pritet një tjetër show magjik, me personazhe të famshëm që do të ngjiten në skenë për të sjellë performanca tepër të veçanta.

Advertisements

Të gjithë konkurrentet i dedikojnë kohën e tyre provave gjatë gjithë javës, për të sjellë kërcime të mrekullueshme në skenë.

Ndërkohë që herë pas here janë vënë re incidente të vogla, këtë javë ka qënë radha e Elvis Pupës të përballet me një incident.

Advertisements

Teksa ka qënë në prova, duke kërcyer me Jorin, atij i janë grisur pantallonat, skenë që është shoqëruar me të qeshura.

Kujtojmë që Elvis Pupa erdhi ndryshe mbrëmjen e dytë të “Dancing With The Stars”. Së bashku me partneren e tij, Jorën, sollën në skenë një vals vienez.

Çifti kërceu nën ritmet e këngës së Ylli Limanit, “Kur të kujtohet”. Sipas jurisë, Visi realizoi një performancë më të mirë se javën e kaluar, por duhet të “mos jetë i varur nga partnerja”.

Artikulli paraprakKanabis në laborator dentar, arrestohet 40-vjeçari
Artikulli tjetërKush po kërkon destabilizm në Francë? Alarm për bombë në shkolla, aeroport e deri tek Pallati i Versajës. Evakuohen sërish banorët