Bled Mane e ka konfirmuar vetë tashmë se nga 20 tetori do të jetë opinionist në “Big Brother Vip Kosova”.
Advertisements
Këtë e ka bërë me dije vetë Mane me anë të një statusi në “Thread”.
Kjo eksperiencë e tij vjen pas pjesëmarrjes si konkurrent në edicionin e dytë të “Big Brother Vip Albania”, ku shkaktoi jo pak zhurmë.
Advertisements
Këtë sezon ai vjen si opinionist i formatit që dikur vetë ishte banor në Shqipëri.
Sakaq moderatorë të këtij reality-show, do të jenë sërish Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.