Ditën e djeshme, në Tiranë u mbajt për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit, i cili bëri bashkë liderët e rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian.
Advertisements
Por gjatë Samitit pati edhe disa “gafa” të cilat nuk u panë në kamera.
Advertisements
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pasi mbërriti para kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” aty ku po i priste kryeministri Rama dhe foli për mediet, u përball me një moment të sikletshëm.
Në vend që të kthehej dhe të ndiqte tapetin e kuq që i tregonte rrugën për t’u takuar me mikpritësin, ai vazhdoi itinerarin duke kaluar mbi ndarëse dhe filloi të ecë përpara siç shihet në video.
Por ai e kuptoi në kohë gabimin dhe u kthye menjëherë në drejtim të kryeministrit Rama.
Takimi, në kuadër të “Procesit të Berlinit” për promovimin e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, u zhvillua për herë të parë në kryeqytetin e një vendi të rajonit. Fokusi ishte në rrugën e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, pas premtimit për anëtarësim në BE të bërë 20 vjet më parë./Albeu.com