Macron: Pezulluam vizat për Kosovën! Rama: Kurti ia bëri vetes

Presidenti i Francës, Macron deklaroi sot nga Tirana se ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën që ishte parashikuar në 1 Janar 2024. Pas kësaj, një “shuplakë” për Kosovën e kishte edhe Edi Rama, që fajësoi Albin Kurtin, që sipas tij ia bëri vetes më “lojën” që po luan për interes të brendshëm.

Advertisements

“Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes. Do të ishte dramatike që të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur të lirë në BE. Të dyja palët kanë në tavolinë një plan, franko-gjerman, më e mira e mundshme që mund t’i ndodhë Kosovës. Kosova duhet ta firmosë ulitarelisht marrëveshjen dhe nëse Serbia nuk e firmos dhe t’ia lërë në dorë BE-së.

Kosova ka në krah të gjithë aleatët dhe që të mbytet me një lugë ujë, çfarë thotë apo bën Presidenti i Serbisë. Kosova duhet të funksionojë e pavarur nga Serbia. Më rrëqethet mishi kur mendoj se mund të ketë rindalesë në procesin e vizave, por nuk duhet ta kërkojmë te Presidenti i Francës por vetja” tha ai.

Advertisements

Artikulli paraprakE konfirmon BE, pesëshja vizitë në Kosovë, ja çfarë pritet të diskutohet
Artikulli tjetërYlli kuqezi! Kush ishte njeriu që mësoi Macronin të fliste shqip në Tiranë?