Presidenti i Francës Emmanuel Macron mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duhet të dënojë sulmet e ndodhura në veri të Kosovës më 24 shtator.
Advertisements
Nga sulmi terrorist humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.
Sipas Macron, autoritetet e Kosovës dhe Serbisë duhet të riorganizojnë zgjedhjet në komunat në veri dhe serbët duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Advertisements
Macron: Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Beogradit dhe Prishtinës. Është përgjegjësia e Vuçiçit që të dënojë sulmet e 24 shtatorit. Ajo që presim nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë, është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komuna, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Presidentit Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Presidentja dhe kryeministri i Kosovës