U pagua 20 mijë lekë nga Reidi Balla për të djegur lokalin në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 41-vjeçari

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i zjarrvënies në lokalin në Tiranë, 5 ditë më parë, më 12 tetor.

Advertisements

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet E. P., banues në Tiranë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin me inicialet K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi Reidi Balla (i shpallur në kërkim).

Advertisements

“Në kuadër të operacionit “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2023, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi E. P., në bashkëpunim me shtetasin K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi R. B. (i shpallur në kërkim). Vijon puna për kapjen e shtetasve E. P. dhe R. B,” njofton policia.

Porositësi Reidi Balla është një emër i njohur për policinë.

Në vitin 2021, atij i është bërë atentat te lulishtja në rreth rrotullimin e Komunës së Parisit. Në deklarimin e dhënë në polici, i riu u shpreh se nuk kishte dijeni se kush e kishte qëlluar me armë zjarr.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, u shpreh aso kohe, ai.

Mësohet se Balla, i kishte paguar dy personat, njëri tashmë i arrestuar 20,000 lekë të rinj, për të djegur lokalin, por flakët arritën të digjnin vetëm panelet diellore./Albeu.com

Artikulli paraprakMacron: Plani franko-gjerman, rruga për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë
Artikulli tjetërMacron thirrje Serbisë nga Tirana: Është përgjegjësia e Vuçiçit që të dënojë sulmet e 24 shtatorit!