Meloni “injoron” ftesën e Ramës, Vuçiç dërgon Brnabiç në Tiranë dhe udhëton me urgjencë drejt Kinës për t’u takuar me Putinin, kryeministrja e Serbisë bojkoton foton familjare në Samitin e Berlinit, shefi i qeverisë shqiptare sulmon BE, ja çfarë nuk u pa dje

Tirana është shndërruar dje në qendrën e Europës, pasi ka mirëpritur Samitin e Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti u zhvillua për herë të parë jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi iu besua qeverisë shqiptare. Por edhe pse mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë është një ngjarje që duhet duartrokitur, ky event tregoi edhe disa anën negative, për shkak se pati mungesë unifikimi mes liderëve. Fillimisht në samit, ra në sy prezenca e kryeministres së Italisë, Girogia Meloni, e cila ka “injoruar” ftesën e homologut të saj shqiptar, Edi Rama, ndonëse ky i fundit herë pas here ka përdor fotot pranë saj për të rritur PR.

Advertisements

Vuçiç lë në baltë Ramën

Po ashtu, një “shuplakë” Ramës ja ka dhënë dhe “vëllai” i tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, teksa në vend të tij ka dërguar në Tiranë, kryeministren Ana Brnabiç. Presidenti i Serbisë ka udhëtuar për në Kinë ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, “Një Brez, një Rrugë”. Vuçiç, i cili ka marrë me vete 8 ministra, përfshirë atë të mbrojtjes dhe atë të jashtëm, tha se vizita e tij në Kinë është shumë e rëndësishme dhe se vjen në momente që nuk janë aspak të lehta për të. Ai paralajmëroi takime të rëndësishme dypalëshe, përfshirë me presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe Ëang Hu Ning, duke e konsideruar atë “Kissingerin kinez”. Mediat serbe raportojnë se gjatë këtij samiti mund të ndodhë edhe një takim mes Vuçiç dhe presidentit rus, Vladimir Putin, i cili do të marrë pjesë në eventin që mbahet në Pekin. Gjatë një prononcimi për mediat serbe, ai foli sërish për tensionet me Kosovën dhe u përgjigj pyetjes nëse ushtron dhunë apo presion ndaj serbëve të Kosovës.

Advertisements

Brnabiç sfidon Tiranën

Por nuk ndalet me kaq, pasi një “goditje” kryeministrit Edi Rama ja ka dhënë edhe homologia e tij serbe, Ana Brnabiç. Dje Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit. Të gjithë liderët u mblodhën për të dalë në foto, ndërsa e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, edhe pse aty ishin të pranishëm liderët më të fuqishëm të Bashkimit Europian dhe vetë kancelari Olaf Scholz, vendi i të cilit ka iniciuar këtë nismë. Brnabiç s’mori pjesë, pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur kryeministren serbe. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Ndërkohë, kryeministri Kurti bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit ishin pjesë e fotos, e cila tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit. Rama u shfaq krah Scholz dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Rama atakon Brukselin

Ndwrkohw kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij të Samitit të Procesit të Berlinit me kritika. Përpara liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë tha se ky proces ka 9 vite që ka nisur, mirëpo pavarësisht kësaj, ai thekson se shumë premtime nuk janë realizuar. Rama vijoi fjalimin e tij duke thënë se kohët në të cilët po jetojmë janë vërtetë delikate me fronte luftë që janë nisur, e ndërsa kërcënime të tjera vijojnë në Ballkan, e për rrjedhojë, sipas tij, ajo që duhet bërë është bashkimi “në një çati” të përbashkët. “Në 2014 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin shënuar një moment historik, gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar takime të panumërta dhe ne u bëmë pionierë të iniciativave tona, duke reflektuar për këto 9 vite kemi përftuar mjaft përvojë, duke mësuar që të biem dakord që nuk biem dakord, mendoj që futja e kësaj fryme kombinimi në frymën e rajonit është një arritje, por duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit, nuk janë realizuar plotësisht, demokracia pa infrastrukturë nuk funksionon”, tha Rama. Ndërkohë, teksa Rama fliste, kancelari gjerman, Olaf Scholz u pa i shpërqendruar që një moment lexonte etiketën e shishes së ujit dhe në një tjetër fliste pas me kolegët e tij. Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka pasur një “përplasje” me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për shtyp. Von Der Leyen tha se duhet të vijohet me detyrat e shtëpisë dhe Rama u përgjigj duke shtuar se duhet të jesh në Gjermani që të të mos të thonë se çfarë duhet të bësh. Në këtë moment Von der Leyen shprehu kundërshtimin e saj duke thënë: Kundërshtoj, Kundërshtoj. Megjithatë Rama vijoi fjalimin se kjo rrugë e jonë në BE vitin tjetër do të bëhet më e gjerë.

Artikulli paraprak“Sapo e vrava!” 13-vjeçari vret me thikë nënën e tij në gjumë dhe njofton policinë
Artikulli tjetërE rëndë në Greqi, 18 vjeçari shqiptar abuzon s*ksualisht me të miturën, gjendet në gjendje të rëndë psikologjike