Ekspertja e ekonomisë: “Djalli” qëndron te faturat e ujit, por ne nuk e shohim

Ekspertia e ekonomisë Zana Guxholli ishte këtë të martë e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth një shqetësimi që i prek të gjithë qytetarët, taksat e pronës.

Advertisements

Guxholi tha se taksa e pronës ka filluar të ndihet te qytetarët, por ne jemi të shkujdesur për ta vënë re pasi ajo vjen në faturën e ujit ku janë të vendosura edhe taksa të tjera.

“Patjetër që e kemi ndjerë, por ne jemi të shkujdesur, asnjëherë nuk i shikojmë kontratat dhe faturat me hollësi për të ditur detajet dhe ne e dimë që djalli aty qëndron në detaje.

Advertisements

Ne paguajmë taksë për pronën, por është në vlerën 00.5% mbi vlerën e referimit që kanë pronat tona, ndërtesat e banimit ose të tjerat. Aty është taksa e pastrimit e infrastrukturës dhe e pronës që varet nga vlera e referencës së pronës e cila është ndryshuar para dy muajsh”,-tha Zana Guxholli.

Artikulli paraprak“Arben Dalipaj është fantazmë, nuk arrestohet kurrë, kapi gjeneralin e Guardia di Finanza! “/ Artan Hoxha zbardh detaje nga operacioni “Flakë në det” dhe hedh dyshime të forta
Artikulli tjetërPlas në “Love Island Albania”, sherr mes dy konkurentëve