Artan Hoxha ka folur për operacionin “Flakë në det”, ku ra në pranga shefi i Komsariatit të Laçit, Dritan Metaj, por “avulluan” personat e dyshuar për trafik narkotikësh, të cilët sipas gazetarit, janë aktorë të mëdhenj me fuqi të madhe korruptuese edhe për strukturat e zbatimit të ligjit.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se një nga personat në kërkim është Arben Dalipaj, një person që është “fantazmë”, për shkak se nuk është kapur asnjëherë. Për të ilustruar rëndësinë e Dalipajt, Hoxha tha se grupi Habilaj “janë korrierë” para tij.
Gazetari ngriti pikëpyetje edhe për drejtuesit e komisariateve të tjera, në territorin ku kanë operuar tre grupet kriminale dhe faktin që askush tjetër nuk ka rënë në pranga, veç Dritan Metajt, që drejtonte komisariatin në një territor mjaft të vogël dhe nuk mund të jetë përgjegjës për pjesën tjetër të zonave ku operaonin trafikantët.
Advertisements
Artan Hoxha: Kjo është bërë çështje e rëndësishme, për shkak të personazheve të përfshirë. Po trajtohet sikur kemi të bëjmë me një grup kriminal. Kam thënë se kemi të bëjmë me tre grupe kriminale. Kemi patur dy faza të arrestimeve, në 16 gusht, kur flaka e vërtetë ka qenë në det dhe u dogj veliera dhe në fazën e dytë u kap vetëm shefi i komisariatit të Laçit. Nga fazën e parë u kap edhe një ish oficer policie, Arlind Ismailukaj.
Kemi tre grupe, njëra nga pjesa e veriut të Shqipërisë, tjetri nga pjesa e Durrësit, që kontrollojnë portin më të madh dhe tjetrin nga Vlora, që kontrollon kanalin kryesor të trafikut. Kjo e Vlorës, kontrollon linjën kryesore të trafikut në rrugë detare drejt Italisë.
Pra, shiko çfarë kombinimi. Po e trajtojnë si një grup të vogël në Fushë Kuqe, por jo, është e kundërta. Këta janë grup me historik shumë të gjatë, kontrollojnë territorin që nga Laguna e Kune Vajin deri poshtë në Vlorë dhe e kanë të ndarë.
Janë aq të aftë sa marrin nga Turqia, për 48 orë ai skafisti, që u kap Besnik Brokeri, është skafist që nga vitet 90’, ai thoshte për 48 orë, kur e kam publikuar dukej si trill, ska mundësi më thoshin , të shkojë një skaf nga këtu ta çojë në Izmir, ose në Bosfor ngarkesën. Ngarkesat ishin jo më pak se një ton kanabis dhe jo më shumë se dy ton. Emrat e këtyre kanë dalë që te rasti i Met Kananit.
Në rastin konkret, nëse e trajtojmë si një grup kriminal në Fushë Kuqe, kemi minimizuar problemin e vërtetë. Thashë që nga informacionet e terrenit, më kanë thënë që bëhej fjalë për ngarkesë heroine, dhe vërtet ky e ka emrin baroni i drogës, por titullin ia kemi vendosur te gazeta Shekulli, sepse ky në atë kohë ishte akuzuar për trafik prostitucioni dhe vrasjen e dy karabinierëve. Pse se vumë baroni i drogës? Nuk na e merrte titulli, “baroni i prostitucioni”. Është një aleancë e tre grupeve, janë edhe më shumë por tre janë zbuluar këtë herë. Ne nuk e dimë ngarkesë, bëhej fjalë për ngarkesë nga Azia, me heroinë, në një operacion që futet DEA dhe helikopterët e Guardia di Finanza…
Është arrestuar vetëm shefi i komisariatit të Kurbinit. Këta operonin, nga Kune Vain deri poshtë. E kupton se sa komisariate janë aty? Edhe janë drejtorë qarqesh. Këta kanë operuar në kërë pjesë dhe është e pamundur që këto grupe kaq të mëdha, Arben Dalipaj është fantazëm, nuk kapet asnjëherë. Është akuzuar deri edhe për lidhje me gjeneralin e Guardia di Finanza, që kishte korruptuar gjeneralin. E zbuluan italianët. Ky është nga Vlora, një njeri që nuk kapet. Në kohën kur ne bashkëpunonim me autoritetet italiane, gjenerali i Guardia di Finanza, që duhet ta kapte, rezultoi që ishte një nga njerëzit që punonte me Arben Dalipajn.
Janë personazhe jo të nivelit të ulët, prandaj kapja e këtij Dritan Metajt, deri tani është një gjë shumë e vogël. Jemi të komisariati i Kurbinit. Fusha e tyre, e veprimit është shumë e gjerë. Kanë qenë helikopterë në ajër të Frontex, të Guardia di Finanza, mjete detare, informacion nga DEA dhe prapë kanë shpëtuar. Si është e mundur që janë fuqizuar deri në këto nivele? A mund ta bënin këtë pa bashkëpunim të organeve të zbatimit të ligjit?
Këta mund të dalin të përfshirë që te fikja e radarëve, ne jemi marrë me Habilajt atëherë. Habilajt janë korrierë para Dalipajt. Ky është grosist i madh dhe shpëton gjithmonë.
Përfshirja e shefit të komisariatit, ai ka qenë vetëm për territorin aty. Nga laguna e Patokut, Komisariati i Kurbinit përfshin nga Fushë Kruja deri në Milot, kaq territor ka.
Akuza që ka, ky Dritan Metaj, ka qenë shoqërues i ministrit të brendshëm në kohën e Nanos.
Gëzim Çela, ka qenë shoqërues i një ministri tjetër socialist në atë kohë. Pra, kemi të bëjmë me personazhe që vijnë nga bota e policisë,
Komisari thotë e kam mik të vjetër dhe si mik kam qenë i kufizuar të zbatoj ligjin, por rezulton se ai ka lëvizur me mjetin e shefit të komisariatit, një person në kërkim, pra praktikisht ai u ka krijuar infrastukturën që të operojnë, sigurisht brenda atij territori, jo më tej. Në territorin tjetër, duhet të gjejmë tjetrin, kush ka qenë? Kush është më poshtër? Ke parasysh si vijnë komisariatet, fillojnë te Kurbini, Fushë Kruja, Durrësi, Kavaja, Lushnja, Fieri, Vlora…
Prokuroria, SPAK dhe prokuroritë e rretheve, ka hetime, që kanë të bëjnë me implikimin e oficerëve drejtues të policisë, me komunikimin e rrjeteve të kriptuara. Pra, janë hetime, siç tha ministri i brendshëm, që kush do të dalë që ka përdorur Encro Chat ose Sky, do të largohet nga detyra. Por, mund të ketë patur oficerë që e kanë përdorur për të marrë informacion dhe e kanë lënë aty, që po e përdor këtë pajisje për të zbuluar këtë ngjarje, ai e ka mbuluar detyrën e vet. Nëse do të ndiqej ky standart, kush ka përdorur Encro Chat ose Sky nga policia, se thonë këta që bën 3 mijë euro Sky… Nuk bën aq. Kanë qenë dy pika te tregu Cam, shkoje aty bëje abonimin, 160-260 euro në muaj. Ti merrje telefon iphone dhe e montoje. Nëse do të ndjekim këtë standart, që kushdo ka përdorur Sky dhe Encro, largohet nga detyra, atëherë pse mos largohet nga detyra çdo politikan që e ka përdorur?
Sot, a përdorin zyrtarët shtetëror dhe politikanët, Sky? A e përdorin Telegram? Po. Madje kur flas me ta më thonë, ke Signal, kalo në Signal. Këto janë platforma që do të goditen një ditë. Por, një zyrtar që thotë komuniko në Signal ose Telegram, ne e dimë ku e ka Telegrami qendrën. Ne kemi Telegramin dhe Signal, rrjete të tjera, që funksionarët dhe zyrtarët do të kërkojnë mënyra komunikimi të sigurta dhe të fshehta.
Neritan Sejamini: Po ti shohësh të gjithë rastet, që nga zoti Tahiri dhe njerëzve të tij të afërt, truprojat, janë me dhjetëra raste, ndërsa policë të hetuar janë me qindra. Kjo tregon që nuk kemi të bëjmë me raste të shkëputura por kemi të bëjmë me një problem të madh, sistematik në të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit. Edhe me problemin e policisë, ajo që po ndodh është që edhe hetimet për këto ngjarje po copëtohen. Çdo ngjarje trajtohet si ngjarje e veçantë. Askush nuk ndalet të thotë që kemi një problem të madh sistematik dhe një problem të madh institucional. Të gjithë këto raste tregojnë që Policia e Shtetit, në mos është bërë një me krimin, është infiltruar nga krimi, është kapur nga krimi, segmente të mëdha të saj.
Ky është shqetësimi kryesor publik. A kemi ne sot një polici, që punon për të luftuar krimin apo kemi polici që mundëson dhe mbron krimin? Kam përshtypjen se askush nuk di ti kthejë përgjigje kësaj pyetje, sepse askush nuk po merret me këtë çështje. Detyra kryesore e politikës, por edhe e institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit është të na thonë sot, a garantojnë që kjo polici është në shërbim të luftës kundër krimit dhe në shërbim të ligjit? A ka patur Ministria e Brendshme një hetim, pas gjithë këtyre rasteve?
Nëse je në një ndërmarrje, institucion privat dhe kur sheh që ka patur, thyerje të sigurisë, probleme korruptive, çfarë bën? Rishikim të të gjithë situatës, të strukturës dhe rregullave. Kemi prej shumë vitesh, njerëz të rëndësishëm në krye të Policisë së Shtetit, zbulohen që bashkëpunojnë me krimin dhe askush nuk ndalet të thotë, cfarë po ndodh me Policinë e Shtetit?
Ajo që ndodh është kjo, të gjithë figurat kryesore të Policisë së Shtetit vetëm riciklohen. Janë të njëjtët njerëz që shkojnë nga një rreth në një rreth tjetër. Edhe këto që shiten si reforma nuk janë gjë tjetër vecse qarkullim i të njëjtëve persona.
Pyetje është, a do të ndalet sot qeveria të shqyrtojë të gjithë strukturën, rregullat, nëse policia po punon për ligjin apo për krimin? A do të ndalet Kuvendi, institucionet e tjera? Çfarë na ndodh ne? Bëjmë një emision për cdo lloj polici, drejtori… Shteti nuk duhet të bëjë si ne, që bëjmë emision, por të ndalet…