“Nikolla është rrahur me grushta, e ka fytyrën zi”, fqinja rrëfen momentet e tmerrit gjatë grabitjes së familjes Buja në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës, ku dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e kryefamiljarit Nikoll Buja.

Advertisements

Një prej fqinjeve të familjes rrëfen ngjarjen e cila sipas saj ka frikësuar të gjithë fshatin.

Me dalë jashtë kishim frikë. Shtëpia ime është pak më andej, kam dalë në dritare kam dëgjuar duke u dridhur. Krisi arma. Unë mendova se i ka zënë shtëpia. E pashë dhe më tha që kam shpëtuar. Më tha që i kapa grykën e armës dhe e ngrita lart.

Advertisements

Pastaj njëri më kapi me grushta nga turnjtë. E ka fytyrën zi. Jam shumë e frikësuar sepse ai që nuk dëshiron të punojë për një 10 mijë lekësh të merr shpirtin, tha ajo.

Artikulli paraprakAksident i trefishtë në Kavajë, dalin detajet e fundit
Artikulli tjetër“Këngën që ndez stadiumin e shkrova unë”/ Flet autori i “Mora fjalë”: Si ra në duart e Shkurte Fejzës