Ditën e sotme pritet të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit, gjë që shënon herën e parë që një samit i tillë mbahet jashtë kufijve politikë të BE-së.
Advertisements
Samiti pritet të nisë në orën 11:00, kur kryeministri Edi Rama do të presë liderët që do të marrin pjesë në samit.
Mësohet se pas ceremonisë së pritjes, kryeministri Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentja e KE Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, do të mbajnë një fjalim përshëndetës para nisjes së punimeve.
Advertisements
Sa i përket mungesës së Presidentit të Francës, Emanuel Macron, u zbulua se ky i fundit do të mungojë në punimet e samitit për shkak të një ngjarjeje të rëndë në Francë, që e ka detyruar të shtyjë vizitën e tij në Shqipëri me disa orë.
Macron pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth pasdites, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me kryeministrin Rama, i cili do t’i akordojë edhe një titull në nderim për aktet e tij për Shqipërinë.
Sakaq, në takimin e sotëm nuk do të jetë i pranishëm Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por kryeministrja Ana Brnabiç.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po udhëton drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në forumin e tretë “Belt and Road”. Në këtë forum do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.