Rrëfime prekëse vijnë nga të mbijetuarit e sulmeve në Gaza, të cilët jetojnë me frikën e vdekjes e cila mund t’ju vijë nga momenti në moment.
Advertisements
E tillë është edhe historia e gruas dhe pesë fëmijëve të Ismail Abd Almagid-it, pra katër vajza dhe një djalë. Për CNN ai ka treguar një video të vazjës së tij dhe lotët kanë nisur të rrjedhin.
Tala, vajza e tij e dytë më e madhe, u plagos në luftën e vitit 2014 kur familja po qëndronte në shtëpinë e prindërve të tij.
Advertisements
“Asaj i pëlqen patina me rul, kështu që i thashë se do t’ia sjell kur të kthehem,” tha ai mes lotëve.
Abd Almagid, 44-vjeç tha se ai përpiqet të mbajë kontakte me gruan e tij gjatë gjithë kohës, por komunikimi ka qenë i vështirë pasi Izraeli i ndërpreu Gazës aksesin në energji elektrike, ushqim dhe ujë.
“Fëmijët e mi më thonë të lutem për ta. Situata është shumë e vështirë atje. Unë do të kthehesha (në Gaza) tani … edhe me gjithçka që po ndodh, më çoni në Gaza, unë do të shkoj me ju tani … jeta ime nuk vlen pa familjen time,” ka treguar ai.
Aktualisht Gaza po përjeton zhvendosje të popullsisë mes raketave dhe sulmeve nga Izraeli, ndërsa me qindra mijëra janë të drejtuar drejt jugut e shumë drejt rrugëve të mbipopulluara të Khan Younis.