Meqënëse kryefjala e këtyre ditëve ka qenë filmi ‘Në Kuadër të Dashurisë’, Romeo dhe Donald Veshaj shfrytëzuan rastin për t’i bërë disa pyetje pikante Oltës, e cila ka rol protagonist bashkë me Luizin në film.
Advertisements
Teksa e pyetën për eksperiencën e saj në këtë film, vëllezërit u bënë pak më shumë se duhet kuriozë, pasi e pyetën për reagimin që pati partneri i saj për skenën e puthjeve me Luizin.
“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”, tha Olta.
Advertisements
Romeo e pyeti aktoren për puthjet në film mes saj dhe Luizit.
“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo.
Por, çfarë ka thënë Dori, bashkëshorti i Oltës?
“Më tha ishe shkëlqyeshëm në film. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur”, tha Olta.