Kombëtarja shqiptare e futbollit është shumë pranë kualifikimit në Euro2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Vetëm një pikë na ndan nga përsëritja e historisë.
Advertisements
Përpara janë edhe dy ndeshje me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Dhe sigurisht që suksesi nuk mund të mos shpërblehet. FSHF ka bërë gati premion.
FSHF pritet të akordojë një premio prej 4,5 milionë euro për këtë kualifikim. 3,5 milionë euro do të shpërndahen për lojtarët dhe 1 milion euro për Sylvinho-n dhe stafin e tij.
Advertisements
Jo vetëm lojtarët dhe stafi, edhe FSHF do të përfitojë një shumë të majme për kualifikimin në “Euro2024”, pasi UEFA shpërblen çdo ekip pjesëmarrës në këtë fazë me afro 9,25 milionë euro.