Shqipëria arriti një fitore spektakolare përballë Çekisë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme në Air Albania.about:blank
Advertisements
Nga tre gola të shënuar, golin e parë e shënoi në minutën e ‘9 Jasir Asani.
Kur i kanë mbetur dhe dy ndeshje për të luajtur kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024.
Advertisements
Seferi i dhuroi kombëtares dy gola një në minutën e ’51 dhe tjetrin në minutën e ’73.
Një pjesë e rëndësishme e superndeshjes ishin tifozët e zjarrtë, që krijuan atmosferë fantastike në 90 minuta lojë e më tej gjithë natën duke festuar nëpër rrugët e Tiranësabout:blank
Besmir Limani, një nga tifozët më të zjarrtë të kombëtares tregoi në një studio televizive se kjo ishte hera e dyzetë që shkonte në stadium me shqiponjën të vizatuar në fytyrë.