Mbrëmjen e sotme, Shqipëria luan sfidën e radhës për eliminatoret e Euro 2024 kundër Çekisë. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plotësisht pasi të gjitha biletat janë shitur në kohë rekord.
Advertisements
Të shumtë janë tifozët e kombëtaes që do të vijnë në Tiranë.
Janë me qindra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që me mjete private janë nisur drejt kryeqytetit për ndeshjen e kombëtares. Me flamuj kuqezi, bluza të kombëtares së futbollit, plisa në kokë e shqiponjën me duar, ata duken entuziastë për përballjen e sotme.
Advertisements
E sigurt është që edhe nëse të gjithë ndoshta nuk do të kenë bileta për ndeshjen, në sheshin Skënderbej tifozët mund të mblidhen së bashku pasi aty është ngritur një tribunë me një ekran të madh për të përcjellë të gjitha emocionet e sfidës.
Kujtojmë që ndeshja Shqipëri-Çeki do të luhet në orën 20:45.