Moderatori i njohur shp*rthen ndaj Ramës: Je i pafytyre dhe fjalori qe perdor nuk justifikohet

Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi duket se nuk ka duruar më nga s*lmet e kryeministrit Rama dhe ka shpërthyer ndaj ti duke e ofenduar në të njëjtën mënyrë.

Advertisements

Rama s*lmoi Rakipin dhe analistët që kundërshtojnë linjën e tij, duke i pagëzuar me nofkën ‘Kadrinj’.

Ky epitet nisi të përdorej nga Rama pasi një komentues me emrin Kadri Veseli hodhi akuza ndaj tij dhe i kërkoi llogari në rrjetet sociale.

Advertisements

Pasi një sinkroni që solli një përmbledhje të fjalës së Ramës, Rakipi e cilësoi të gjithë deklaratën e kryeministrit një ‘pjesë të diarresë’.

“Ky sinkron që ndoqët është pjesë e diarresë që bëri sot Rama, nga paraditja, deri në mesdite. Fjalën që lëshova nuk është në etikën e gazetarit. Ka kohë që ky kryeministër e ka humbur qetësinë, ka kohë që etiketon median si kazan. Ky kryeministër ka mbetur te fjalori ottoman. Ka dhe fjalor tjetër si legen, që ne mund t’ja themi Edi Ramës, por ne nuk e bëjmë”, tha Rakipi.

Çfarë tha Rama në Kuvend:

Kadri Vasili, meqë nuk e kemi këtu, që ta ngrejë këtë pyetje vetë, do thoshte, “nga lekët e vetë Unazës së Re merrni dhe jepjani zaptuesve, sepse e keni ko*ruptiv çmimin e kilometrit”. Kjo qasje, e cila është e përhapur nga kadrinjtë e ekspozuar të opozitës politike dhe ndër ata të paekspozuarit e opozitës medatike është një kadriotizëm me yllin në ballë dhe me Andin nën shalë. Por patër do flas konkretisht edhe për këtë. Ka kryeqytet, por ka edhe Bashkim, Kujtim, Pal, Agron, Edmond edhe patjetër ka edhe Ramazan! Të gjithë këta i bashkon tufa e kadrinjve të PD-LSI-së, bashkë me kadrinjtë e paekspozuar nga Ylli Kadriu, te Andi Kadriu, deri tek Qim Kadriu, të gjithë bashkë. /albeu

Artikulli paraprakPrekese! Behet avokat dhe ia dedikon vellait te tij i cili humbi jeten ne Gerdec: Lidhni rripin e drejtesise
Artikulli tjetërNgjarje e rende ne Shkoder! Kamionçina përplas 29-vjeçaren mbi biçikletë(Emri)