Përfshihet nga flakët makina e policit në Pogradec
Advertisements
Makina e një efektivi policie është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.
Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00 të natës. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se rënia e zjarrit është aksidentale.
Advertisements
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.
Policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes dhe zbulimin e rënies së zjarrit.