Gazetarja e njohur Dorjana Bezat megaoperacioni “Flakët në det” e cilëson si një flluskë sapuni teksa shprehet se nuk u arrestuan personat e inkriminuar që kanë lidhje me ngjarjen.
Advertisements
“Ky operacion i madh për mua kishte vetëm emrin, pasi rezultoi të ishte një fluskë, sepse patëm vetëm një shef komisariati të arrestuar, për të cilin nuk u bë ndonjë hetim i thellë për ta parë që ishte i inkriminuar, për sa kohë që në mes të qytetit dhe në mes të ditës rrinte me persona të inkriminuar. Më pas, përgjimet nxorën detaje të tjera, që e vunë nën akuzë”, tha Bezat.
Sipas saj, veliera gjigante, brenda së cilës kishte lëndë narkotike, nuk u kap nga radarët:
Advertisements
“Gjashtë persona të arrestuar që në gusht, të cilët falë bashkëpunimit me Guardia di Financa-n dhe Interforce Italia-n u kapën në mes të detit me gomone. Kishin një velierë super të madhe që hyri në territorin shqiptar, pa u parë nga askush, pa leje, 12 milje nga bregu. E priste një gomone, që u nis nga laguna e Patokut, e ngarkuar me kanabis, që në 12 milje det do të shkëmbehej me kokainë. Kur u vu re se ishte në ndjekje të policisë, autorët i vunë zjarrin velierës dhe u përpoqën të arratisen, por falë ndjekjes nga Guardia di Financa dhe Policisë Shqiptare u vu në pranga dhe policia gjeti vetëm 12 kilogram kanabis, të cilat i shpëtuan djegies dhe nuk ikën në fund të detit si veliera. Pra, në duar të drejtësisë shqiptare, ne sot kemi vetëm 6 persona, 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, që bënin shkëmbimin, këtë shefin e komisariatit të Laçit”.
Gazetarja Bezat tregon se si shefi i Komisariatit konsumonte i qetë kafe me Gëzim Çelën.
“Në duar të SPAK-ut është një video, e sekuestruar që prej gushtit, në një bar kafe në zonën e Fushë Kuqes, që e kishte në pronësi Gëzim Çela dhe aty në mes të ditës, ai konsumonte kafe, pavarësisht se ishte një person i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, ishte një subjekt i OFL-së. S’mund të themi se ai nuk e kishte idenë për ngarkesën penale që kishte miku i tij”.