Palestinezët në Rripin e Gazës me vështirësi kanë gjetur strehim teksa Izraeli ka bërë rrafsh me tokë pothuajse të gjitha lagjet.
Advertisements
Spitalet nuk janë të furnizuara dhe reduktimet e energjisë elektrike kanë zgjatur edhe më shumë tmerrin nga lufta që ka nisur pas sulmeve të militantëve të Hamasit në territorin e Izraelit.
Bombardimet kanë kthyer në rrënoja ndërtesat e enklavës bregdetare dhe një numër i madh i trupave është nën rrënoja.
Advertisements
Bombardimet kanë vazhduar edhe të mërkurën ani pse militantët besohet se po mbajnë peng 150 persona – ushtarë, burra, gra, fëmijë dhe pleq, në mesin e tyre edhe shtetas të huaj.
Izraeli kishte premtuar hakmarrje të paprecedentë kundër grupit militant të Hamasit që kontrollon territorin palestinez dhe nisi sulmin të shtunën ndaj Izraelit.
Lufta që vlerësohet se ka marrë jetën e 2 mijë e 100 personave nga të dyja anët, do të përkeqësohet – duke vështirësuar edhe më shumë jetën e njerëzve në Gaza.
Izraeli ka ndalur furnizimin me ushqim, ujë, karburante dhe pajisje mjekësore të territorit palestinez në të cilin jetojnë 2.3 milionë palestinezë.
Qasja e vetme nga Egjipti është bllokuar shkaku i bombardimeve afër kufirit.
Palestinezët janë strehuar në shkollat e Kombeve të Bashkuara ndërkaq grupet humanitare kanë bërë thirrje për hapjen e korridorit për të siguruar ndihma, teksa kanë paralajmëruar se spitalet janë të stërmbushur me të plagosur.
Autoritetet në Gaza kanë njoftuar se stacioni i vetëm i energjisë elektrike do të mbetet pa karburant gjatë orëve të ardhme dhe do ta lërë në terr krejt territorin palestinez.
Palestinezët janë të varur nga gjeneratorët, por nuk ka rrugë për furnizimin me karburante.
Izraeli të martën ka mobilizuar 360 mijë rezervistë dhe është duke u bërë gati për ofensivën tokësore në Gaza. Qeveria në këtë pjesë vazhdimisht ka qenë në presion për të rrëzuar Hamasin që ka kontrolluar territorin që prej vitit 2007.
Ky qëllim ishte konsideruar i paarritshëm në të kaluarën sepse do të duhej të ripushonte Rripin e Gazës, të paktën përkohësisht.