Mund të mbetesh shtatzënë pa kryer marrëdhënie s*ksuale? Gjinekologu tregon rastin e rrallë

Gjinekologu Shkëlqim Balili, i bërë i njohur për publikun me deklaratat e tij paksa kontroversiale, ka qenë i ftuar në emisionin “Shije shtëpie” ku ka folur për rëndësinë dhe kujdesin e shëndetit vaginal. Ai rrëfeu gjithashtu një rast jo fort të zakonshëm shtatzënie, të cilin e ka ndjekur gjatë karrierës së tij mbi 40 vjeçare. Mjeku tregoi se pacientja e tij ishtë në pritje të ëmbël pa kryer marrëdhënie seksuale.

Advertisements

“Kam pasur një rast ku femra kishte ngelur shtatzënë pa u defloruar, domethënë pa u prishur virgjëria. Kjo ka ndodhur për faktin se ata nuk kishin bërë marrëdhënie (intercourse) siç i themi ne, vaginale, por në kulmin e orgazmës është ajo që femra është e përgatitur, indet vaginale fryhen. Ky është ereksioni.

Labiet, klitorisi të gjitha bëhen më të fryra, më të enjtura dhe janë gati për të pritur dhe ndonjëherë spermatozoidi hidhet në distancë të shkurtër dhe ai është mikroskopik e mund të futet. Kjo është një ndjenjë biologjike e femrës dhe e mashkullit.”

Advertisements

Artikulli paraprak“Taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave”/ Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq
Artikulli tjetërErdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet