‘Heroina e Izraelit’/ Njihuni me 25-vjeçaren që i bëri ballë forcave të Hamasit, shpëtoi kumunitetin e saj

Një vajzë izraelite është cilësuar si heroinë pasi shpëtoi komunitetin e Nir Am nga grupi terroristët i Hamasit.

Advertisements

Inbar Lieberman udhëhoqi një grup banorësh për të vrarë më shumë se dy duzina terroristë që përparonin ndërsa mbronin komunitetin, vetëm një milje nga Rripi i Gazës, raporton Daily Mail.

Lieberman, e cila ka qenë pjesë e radhëve të sigurisë në rajon që nga dhjetori 2022, dëgjoi shpërthimet që nisën herët të shtunën, ku Hamasi nis sulmin ndaj Izraelit.

Advertisements

Ajo e kuptoi shpejt se tingujt ishin të ndryshëm nga ata që dëgjonte gjatë sulmeve të zakonshme me raketa dhe nxitoi duke hapur armaturën dhe shpërndau armët për ekipin e sigurisë prej 12 anëtarësh.

25-vjeçarja vendosi skuadrën e saj të kibutznikëve në pozicione strategjike në të gjithë vendbanimin dhe ngriti prita.

Vetë Lieberman, vrau vetë pesë terroristë, ndërsa bashkëpunëtorët e saj morën jetën e 20 të tjerëve gjatë një periudhe katër orëshe

Artikulli paraprakStudentët e Mjekësisë para Ministrisë së Arsimit/ Bllokojnë rrugën, ja detaji që bie në sy gjatë protestës së sotme
Artikulli tjetërPolicia greke sekuestron 49 kg marijuanë në kufi, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 grek