Gazetari i njohur “zbërthen” skemat e ‘rekrutimit’ të qeverisë: Ja si FRESSH-istët i bëri partia policë, 224, oficerë të përfshirë në kultivimin e drogës

Gazetari Lavdrim Lita në një deklaratë të fortë tha se zyrtarët e uniformave blu janë të arrestuar si shkak i rekrutimit nga format rinorë socialiste.

Advertisements

Lita tha se ata që kapen nuk janë gjë tjetër veçse persona që dikur kanë qenë pjesë e forumeve rinore e tani përdoren nga shefat e tyre për statistika.

“Në 2017 ka një raport të shërbimit informativ të drejtuar presidentit të Republikës, ministrit dhe ministrit të brendshëm ku i thotë me emër e mbiemër 224 oficerë policie të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve të kanabisit, me emër dhe mbiemër. Pra ishin të gjithë të listuar.

Advertisements

Kush janë? Këta që janë arrestuar 132 janë freshistët. Se ne harrojmë që gjatë kohës së Lleshajt e të tjerëve rekrutoheshin nga 500 të forumeve eurosocialiste dhe i fusnin në polici. Po të shikosh moshën mesatare të atyre që janë arrestuar vitet e fundit janë të vegjël. Nuk janë peshkaqenët e vjetër, se ata dinë të ruhen. Janë këta që bëjnë gabime dhe u duhen statistikave të shefave që i arrestojnë”,-tha Lavdrim Lita.

Artikulli paraprakKlodiana Lala hedh dyshimet e forta: Lidhjet e Gëzim Çelës janë shumë më lart se shefi i komisariatit
Artikulli tjetërAfganistani s’gjen qetësi! Goditet nga një tjetër tërmet