Klodiana Lala hedh dyshimet e forta: Lidhjet e Gëzim Çelës janë shumë më lart se shefi i komisariatit

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta në lidhje me baronin e drogës, Gëzim Çela i cili prej vitit 2014 është në kërkim nga drejtësia . E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala u shpreh se Çela ka shumë pushtet dhe është marrë me drogë që nga viti 1997. Gazetarja tha se lidhjet e Gëzim Çelës janë shumë më lart se shefi i komisariatit.

Advertisements

“Gëzim Çela ka super pushtet, është marrë me trafik droge që në 97. Është dënuar në Itali. U arrestua teksa kthehej nga Turqia dhe u lirua prap.

Është njeri që nuk mund të arrestohej nga policët e zonës.

Advertisements

Lidhjet e tij janë shumë më lart se shefi i komisariati. Dyshoj se duhet ta merrnin një miratim në heshtje nga çunat problematik. Që nga 2014 është në kërkim”, tha Lala.

Artikulli paraprak“SPAK ka nisur verifikimet”, gazetarja plas “bombën”: Një bos i madh dha urdhër të grabitej një sasi e madhe droge në laboratorin e policisë
Artikulli tjetërGazetari i njohur “zbërthen” skemat e ‘rekrutimit’ të qeverisë: Ja si FRESSH-istët i bëri partia policë, 224, oficerë të përfshirë në kultivimin e drogës