Del fotoja e grabitësit që vodhi shumën e majme në një biznes në zonën e “Myslym Shyrit”

Një grabitje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, në një biznes në rrugën “Myslym Shyri”.

Advertisements

Mësohet se një person ende i paidentifikuar, i armatosur dhe i maskuar, ka hyrë brenda biznesit dhe ka vjedhur një shumë parash.

Siç shihet dhe nga foto grabitësi është i veshur me një bluzë të kuqe me kapuç, si dhe mban vënë një kapele.

Advertisements

Mësohet se autori ka grabitur rreth 40 mijë lekë të reja, duke u largua më pas me shpejtësi. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakNga e enjtja ndryshime të shumta/ Parashikimi i horoskopit javor: Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde
Artikulli tjetër“Ka rrezik të jeni paksa…”, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot