“Sfida e rrezikshme e deodorantit” është marrëzia më e fundit e të rinjve në internet, që i ka fillesat në Gjermani, ku për shkak të saj kanë ndërruar jetë dy adoleshentë.
Advertisements
Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur, ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprejit në lëkurë derisa të digjet plotësisht.
Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme . Në varësi të përbërjes kimike të sprejit, disa përbërës mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.
Advertisements
Versioni i dytë është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos durohet. Në raste ekstreme spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës paralajmëroi Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut në Gjermani.
“Unë si psikologe shkollore vërej një gjendje kaosi në kushtet apo kohën ku po rriten fëmijët tanë. Thirrjen ua drejtoj specifikisht prindërve. Ju lutem rrisni kontrollin ndaj fëmijëve, ku rrinë, me kë shoqërohen, kaloni kohë cilësore me ta, mësoni të kuptoni çfarë mendojnë. Edhe po erdhën dhe ju treguan për një sfidë p.sh. si kjo me deodorantin, mos I paragjykoni, përkundrazi quheni si fillimin e një ure komunikimi, faktin që fëmija ju hapet. Po shikojmë fëmijë 10-12 vjeç që ndërmarrin sfida të tilla, pa I ditur pasojat që mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Arsyen pse te rinjtë bëjnë veprime të tilla vetdëmtimuese mund t’i ketë fillesat në një problematikë si bullizimi, problemet familjare, stigmatizimi. Ata I bëjnë keq vetes, për të treguar që janë të fortë, apo për të vendosur rekordin që sigurisht nuk është i shëndetshëm, përkundrazi, tregues I patologjive të ndryshme. Prandaj edhe këto veprime ata I bëjnë në grup. Është ai që e ndërmerr sfidën, ai që e nxit dhe ai që firmon. Apeli im është sos, kemi nevojë emergjente të kthejmë vëmendjen tek fëmijët tanë”, tha psikologia shkollore Nereida Llaha./tch