Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në një spital në Tiranë, pas shtrimit të një foshnje që kishte një problem në zemër.
Advertisements
Raportohet se bëhet fjalë për një foshnjë 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës, e cila ka humbur jetën në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, ndërkohë prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.
Advertisements
Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin në Prokurorinë e Shkodrës ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit./