Putin: Të gatshëm të furnizojmë Gjermaninë me gaz përmes ”Nord Stream 2”

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar sërish rifillimin e dërgesave të gazit në Gjermani përmes gazsjellësit ”Nord Stream 2”, nëN dritën e çmimeve të larta të energjisë në Evropë, të cilat u nxitën pjesërisht nga vendimi i Rusisë për t’i dhënë fund furnizimeve në kontinent.

Advertisements

”Jemi gati të pompojmë 27 miliardë metra kub gaz në vit përmes tubacionit, por vendimi i takon Gjermanisë”, u tha Putin ekspertëve nga rreth 40 vende, përfshirë Gjermaninë, në një forum ndërkombëtar të Klubit Diskutues Valdai në Soçi.

Sipas kompanisë ”Nord Stream”, 59 miliardë metra kub gaz u shpërndanë përmes gazsjellësit ”Nord Stream 1” në vitin 2021.

Advertisements

Putin përsëri kritikoi shpërthimet e vitit të kaluar në tubacionet e ”Nord Stream”, që kalonin nga Rusia në Gjermani si “akte terrorizmi”.

Shpërthime u regjistruan pranë ishullit danez Bornholm më 26 shtator 2022.

Menjëherë më pas, katër rrjedhje u zbuluan në tre nga katër linjat e tubacioneve.

”Nord Stream 1” dhe 2 kalojnë secili si një linjë dyshe nënujore në një distancë prej rreth 1 200 kilometrash nga Rusia në Gjermani.

”Nord Stream 1” ka furnizuar një pjesë të konsiderueshme të gazit të importuar në Evropë që nga viti 2011.

Asnjë nga tubacionet nuk po furnizon në fakt me gaz, pas një bllokimi energjetik midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë si rezultat i luftës në Ukrainë.

Putin akuzoi sërish SHBA-në se qëndron pas sulmeve duke thënë se Uashingtoni po kërkon të shesë gazin e vet në Evropë.

Më shumë se një vit që nga shpërthimet, është ende e paqartë se kush qëndron pas sulmeve.

”Në të njëjtën kohë, gazi rus vazhdoi të transportohej me tubacione përmes Ukrainës në Evropë çdo ditë. Ukraina vazhdon të marrë para’ nga Rusia për këtë tranzit”, tha presidenti rus, duke shtuar se si Rusia dhe Ukraina, kundërshtarë në një luftë të nisur nga Moska më shumë se 19 muaj më parë, përfituan nga shitjet.

Kontrata e tranzitit midis Moskës dhe Kievit skadon në fund të vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakI fundit/ Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka praqitet në SPAK
Artikulli tjetër“Na e shpife”, Egli Tako përplaset me ndjekësen: Plas në vend…