Ku u gabua, si vdiq fëmija në Tiranë? Prokuroria bën lëvizjen e parë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me rastin e vdekjes së fëmijës 3-vjeç, Brian Spahiu i cili bëri një ndërhyrje për dhëmbët tek klinika private “Splendent” e Roland Xhaxhos dhe disa orë pasi u dërgua në shtëpi gjendja u përkeqësua dhe u dërgua në QSUT.

Advertisements

Kjo, sipas prindërve, pasi mjeku Xhaxho nuk u kishte hapur telefonin. Dy ditë në koma, fëmija nuk ia doli dhe ndërroi jetë. Familja akuzon se mjeku ishte shkaktar me pretendimin se i injektoi dozë të lartë narkoze. Mjeku Xhaxho deklaroi mbrëmë se fëmija kishte defekt në zemër.

Por Bledar Spahiu, babai i 3-vjeçarit, Brian mohon që fëmija të kishte më probleme dhe publikon recetën ku mjeku pediatër ka shkruar se nuk është problem që fëmija ta realizojë ndërhyrjen në gojë.

Advertisements

Ai kërkon sekuestrimin e kamerave, ndërsa ngre pretendime se doza e lartë e narkozës i kishte dëmtuar 3-vjeçarit organet e tjera jetësore, si veshkat dhe mëlçia. Policia referoi materialet pas denoncimit të familjes dhe prokuroria ka nisur hetimet duke sekuestruar kartelat mjekësore.

Artikulli paraprakBabai i 3-vjeçarit që vdiq: Mjeku tha se ka 14 dhëmbë për mbushje, mori 700 mijë lekë
Artikulli tjetër“Nuk e zhvesha unë Beatrix në BBV”- Albano Bogdo s’pendohet për deklaratën dhe “shpërthen” ndaj kritikuesve: U çuan moralistët, “plehrat” në Shqipëri për…