“Parashikoj të tjera incidente në Kosovë”/ Analisti i njohur bën paralajmërimin e fortë dhe kritikon ashpër Ramën: Duhet të ishte më i kujdesshëm me…

Analisti Ben Andoni tha në një emision televiziv se për momentin Kosova e ka të vështirë që të arrijë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, duke theksuar se më parë duhet të bëjë një hetim sa më të shpejtë e të pavarur që ndërkombëtarët të dalin me konkluzione ndaj Serbisë.

Advertisements

Andoni thotë se s’do jetë e largët dita që Prishtina dhe Beogradi do të ulen në tryezë për Asociacionit, të paktën si fillim në nivel teknik. Andoni tha se nuk beson që përpjekja e agresorëve në Banjskë të shkonte deri në aneksim, ndërsa shtoi se pret të tjera incidente në Veri. Analisti vuri në dukje se Rama duhet të ishte më i kujdesshëm sidomos me togfjalëshin që në shqip u përkthye si ”tokë e askujt”.

Lidhur me kërkesën e Presidentes Osmani për sanksione, Andoni tha:

Advertisements

Është kërkesë e zakonshme, por në momentin që jemi Kosova e ka shumë të vështirë që të arrijë të vendosen sanksione ndaj Serbisë. Kosova duhet të bëjë një hetim sa më të plotë, sa më të shpejtë, sa më të pastër, sa më të paanshëm, në mënyrë që faktori ndërkombëtar, jo më të bindet se tashmë është bindur, të nxjerrë një konkluzion sa më të shpejtë ndaj Serbisë. Megjithatë Osmani e di që Serbia do mbetet e përkëdhelura e BE. Kosovës i duhet para së gjithash të shqyrtojë shumë gjëra të brendshme. Edhe rezoluta e dytë që po përgatitet po has kundërshtime të mëdha, sepse palët janë jashtëzakonisht të ndara, dhe pastaj të mbajë këtë lloj qëndrimi. Kosova do që të fitojë pikë. Kosova po riparon atë marrëdhënie aspak normale që kishte me faktorin ndërkombëtar”.

Teksa u ndal te roli i SHBA-ve dhe BE-së, Andoni u shpreh:

Megjithëse lidershipi i Kosovës po i shfrytëzon për pikët që po merr mbi vete, deri më tani s’ka mbajtur qëndrim aspak të mirë dhe luajal me SHBA dhe me BE. Që në mendimin tim personal BE është një nga shkaktarët kryesor të kësaj gjendje. Kjo pjesa patetike e znj. Vjosa mund të mjaftonte me një dokument zyrtar, që të thoshte që ‘vendi jonë deri në momentin që Serbia nuk përgjigjet për atë që ndodhi, të mos presë të ulen në dialog’. Por në shumë momente faktet na kanë treguar se argumentet e Kosovës dhe Serbisë bien shpejt. Kur bëhet presion nga Uashingtoni dhe Brukseli të dyja palët ulen dhe flasin. Kosova duket që do të fitojë pikë dhe do të kthejë tezën kryesore të saj, që unë mendoj është e drejtë, për njohjen reciproke. Ndërkohë që Serbia për shkak të autogolit që bëri, do të kthehet në dialog, dhe të shikojë të gjitha anekset dhe dokumentacionin dhe ta shtyjë sa më shumë dialogun. Primare për Serbinë është që të vendoset për Asociacionin. Tani po ushtrohet një presion direkt për Kosovën që të paraqesë draftin e saj për Asociacionit, ku pala amerikanë ka thënë që do dalë garant. Mendoj s’e s’do jetë e largët dita. Fillimisht do ulen ekipet teknike, për të shkuar te hapat e mëtejshme. Gjëja e mirë për ne për momentin është presioni ndaj Serbisë për të tërhequr një pjesë të trupave të saj nga kufiri me Kosovën. Por akoma s’kemi parë një deklaratë nga Uashingtoni zyrtar, që të provojë se pala serbe i ka tërhequr trupat nga perimetri i kufirit me Kosovën.

Nuk flet asnjëherë askush për fuqi ekzekutive të Asociacionit, sepse krijojnë një Republika Srpska të dytë. Por për atributet e Asociacionit do flitet gjithnjë e më shumë dhe ky do jetë momenti që palët do afrohen dhe do flasin për të ardhmen. Patjetër që do ulen sepse SHBA dhe BE s’duan të harxhojnë energji, dhe i duhet një ‘fitore’ Brukselit para zgjedhjeve në BE”.

Lidhur me prononcimet e Ramës për “Financial Times”, Andoni tha:

Nuk besoj që mund të shkonte deri në aneksim. Parashikoj sërish të ketë incidente në Kosovë. Nuk shkohet dot te aneksimi sepse për Veriun e Kosovës e garanton KFORI. KFOR-i ka pjesën e tretë, e para është Policia e Kosovës, e dytë EULEX-i dhe i treti KFOR-i. Futja e KFOR-it do të thotë futje e NATO-s dhe nuk besoj se Serbia do shkojë në përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n. Serbia është me dy këmbë. Rusia e mban vetëm politikisht, s’e mban ekonomikisht, ndërkohë që BE ka mbi 60 për qind të investimeve në Serbi, plus SHBA-të kanë një prani gjithnjë e më të madhe në ekonominë serbe dhe shoqërinë civile. Rama duhet të ishte më i kujdesshëm sidomos me togfjalëshin ‘tokë e askujt’ për Veriun e Kosovës. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm duke përdorur togfjalëshin që shqip është përkthyer ‘tokë e askujt’. Të gjitha palët duan të fitojnë pikë dhe duan të harrojnë Banjskën. Kosova ka garanci kryesore nga SHBA, nga një rezolutë e OKB. Tirana duhet të jetë më e kujdesshme”.

Artikulli paraprakKoleget e kërkonin për trafik droge , Julian Balliu emërohet në krye të Policisë Rrugore për Milot-Morinë , mori edhe shokun me vete
Artikulli tjetërKy tetor do të sjell përplasje të mëdha për këto tri shenja të horoskopi