Analisti serb plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Vuçiç kishte dijeni për sulmin terrorist në Banjskë

Anlisti Dushan Janjiç tha në një intervistë për Euronews Albania se s’kishte asnjë dyshim që në Banjskë u realizua një sulm terrorist.

Advertisements

Sipas tij për këtë sulm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte në dijeni, përndryshe ai do të dorëhiqej nga funksionet e tij si president.

“Kjo është loja që bëjnë këta njerëz. Mund të flasim në këtë moment për përgjegjësinë e presidentit të Serbisë, Vuçiç nëse ai nuk do të kishte qenë i informuar, ai duhet t’i kishte lënë funksionet e presidentit, por nuk ka shanse që ai të ketë qenë i pa informuar. Dokumentimi i ngjarjes do të tregojë se presidenti Vuçiç dinte për stërvitjet e paraushtarakëve serbë,” – u shpreh Janjiç.

Advertisements

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.

Artikulli paraprakE rëndë/ Gjenden mbetje mortore, zbardhen dyshimet e para
Artikulli tjetërKoleget e kërkonin për trafik droge , Julian Balliu emërohet në krye të Policisë Rrugore për Milot-Morinë , mori edhe shokun me vete