Gjyshi dhe daja i fëmijës 3 vjeç që vdiq në QSUT kërkojnë drejtësi. I kërkojnë drejtësisë që të dënojë dentistin Roland Xhaxho dhe vajzën e tij për vdekjen e fëmijës.
Advertisements
Ata u shprehën për mediat se fëmijës i dhanë dozë të nartë narkoze dhe u thanë prindërve ta çonin në shtëpi dhe më pas nuk i hapi telefonin kur gjendja nuk po përmirësohej. Fëmija më pas u dërgua në QSUT ku ndërroi jetë.
“E vrau dhe e fshehu djalin. Nëse do ta kishte mbajtur, nuk do ta kishte dërguar në shtëpi, fëmija do të kishte shpëtuar. Ai është kriminel. Mjekët na thanë se shkak është narkoza e tepërt. Ai e vrau dhe e fshehu djalin.
Advertisements
Ne do ta ndjekim, nëse shteti nuk jep vendimin e duhur, ne jemi në gjendje të marrim vetë gjitha masat për vendimet që kemi në tru. Nuk do të lëmë njeri tjetër të vdesë në duart e tij” tha gjyshi dhe daja i vogëlushit.