Ish-kryeministri, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit komentoi deklaratën e kryeministrit Rama se “Kosova, me kalimin e viteve është bërë tokë e askujt”.
Advertisements
Berisha e konsideroi këtë deklaratë si antishqiptare, ndërsa tha se “polici Afrim Bunjaku u vra që aty të sundojë rendi, ligji, rregulli.”
“Ajo ishte tokë e zotërve të saj, a mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij Vuçiç, dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklaratat e turpshme këtu përpara”, tha ish-kryeministri.
Advertisements
Berisha: Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e “Pashiqit” shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt.
Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.
Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?
Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli.
Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?
Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj.
A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?
Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.
Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij.
Ndaj këtu debati duhet ët fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama.
A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi!