Spiropali: “Sot më kujtuat një film realist që doktori duhet ta dijë se e ka bërë karrierën e tij, si në këto filma. Disa diversantë dhe sigurimsa, ju jeni në rolin e sigurimsit, dhe merren me njëri tjetrin. Saliut mund t’i shkojë për shtat ajo shprehja; memecit i erdhi goja.
Advertisements
Në këtë rast zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend, i erdhi hidhur. Ai nuk mund të merret me kryetarin e Kuvendit, me kushtetutën, ku hallin nuk e ka te Kushtetuta, por te shtëpia. Nuk mundet që nga kjo foltore, nuk ka heq dot fjalën doktor siç e bëje një herë e një kohë. Tentativa për të krijuar narrativa me heronj dhe tradhtar, është tentativa më e dëmshme për Kosovën. E keni traditë këtë. S’ka gjë më të dëmshme që për interesa të paurtisë të vini në lojë Shqipërinë dhe Kosovën e vini si kolateral. Ka kush i del Kosovës për zot. Nga ulësja më e lartë në Shqipëri, Kosovë dhe BE. Zgjidhni një herë hallet e shtëpisë
Berisha: Këtu ka një përpjekje të turpshme, të pafytyrë për të mbuluar me zhurma, me mashtrime dhe gënjeshtra, deklaratën superskandaloze, deklaratën më armiqësore të bërë ndonjëherë jashtë Beogradit për Kosovën, se veriu i Kosovës është toka e askujt.
Advertisements
Ju nuk e mbuloni dot me asgjë, nuk e mbulon dot me asnjë lloj recitimi zonja Zilie Pali.
E ka dashtë vetë, nuk ia kam vënë unë. Unë po flas me terma frojdianë, se po t’ia them me ato terma që ia thotë Rama, ju pastaj bërtisni, thoni shih sa vulgar është ky. Po flas me terma medikalë.
Pra, nuk e mbuloni dot me asgjë këtë deklaratë të bërë vetëm një javë pasi ajo tokë u vadit me gjakun e atij që desh të bënte ligjin.
Nuk e zhbëni dot ju këtu vetëm një javë pasi djemtë trima me uniformë, vendosën të përballen me një grup terroristësh dhe ta përzënë me turp nga ai territor, që i thotë Edi Rama dhe Vuçiç se është tokë e askujt.
Nuk e zhbëni dot, nuk e maskoni me asgjë, me asnjë skenar, me asnjë skllav, me asnjë peng, me asgjë tjetër, deklaratën që kërkon të shkëpusë veriun e Kosovës dhe ta kthejë në protektorat të NATO-s.
NATO ka përçmuar me refuzim të plotë një deklaratë të tillë të Vuçiçit dhe pengut të Vuçiçit, argatit të tij.
Nuk e zhbëni dot kërkesën e tij për të thirrur konferencë ndërkombëtare me Lavrovin.