“Betohuni që do rrini”, plas sherri mes Arjan Currit dhe studentëve në studion e Grida Dumës: E doni Shqipërinë?

Nga kjo e hënë mbi 121 mijë studentë në të gjithë vendin nisën vitin e tyre e tyre akademik.

Advertisements

Auditoret e fakultetit të mjekësisë të hënën ishin të zbrazura, jo nga mungesa e studentëve por nga vijimi i bojkotit të tyre kundër ligjit të sapomiratuar, që u kërkon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve.

Për “Top Story”, analisti Arjan Curri është përplasur me studentët e mjekësisë duke u thënë se ata nuk e donin atdheun.

Advertisements

Pjesë nga debati:

Curri: Mos e politizoni çështjen sepse nuk i ndihmoni. Po e kthyet çështjen në betejë PD-PS….

Alimhemeti: Jo jo, po të shpjegoj betimin e Hipokratit.

Curri: Mua do të ma shpjegosh?!

Alimhemeti: Tani betimi i Hipokratit ka një vlerë etike, jo ligjore sikurse kanë betime të tjera.

Curri: Në qoftë se ju doni që PD-ja të marrë kauzën e këtyre studentëve dhe të eci përpara do t’i dëmtoni. Mirë është ti lini, të mos i politizoni.

Alimhemeti: Ndoshta nuk po më dëgjoni. Unë po ju shpjegoj kush është betimi i Hipokratit. Nëse juve e njihni unë po ju shpjegoj.

Është një betim që bëhet si ceremoni dhe një betim etik.

Curri: Me etikën po them edhe unë pra, s’po merrem fare me ligjin. Sa nga këta student janë gati të betohen solemnisht ose këtu ose brenda tyre që 6 muaj apo 1 vit unë do t’ia japë këtij vendi? Qoftë edhe pa lekë fare…

Duma: Ti dëgjojmë njëherë studentët.

Studenti: Protesta jonë po keqkuptohet si një protestë e ngjashme me eksodin e viteve ’90, që studentët duan të largohen direkt nga Shqipëria. Por jo, kjo është një protestë se ne duam të rrimë në Shqipëri.

Curri: Doni të rrini? Sa kohë do rrini?

Studente: Pse duhet ta kufizosh kohën?

Curri: Sepse nuk duam t’u mbajmë përjetësisht. Një ëndërr e ka njeriu. Siç keni ju ëndërr për të ikur në Gjermani, ju mund të kishit një ëndërr që ne duam të rrimë një apo dy vjet në Shqipëri.

Ju na thoni “duam lëvizjen e lirë, duam diploma”, pra kështu po na thoni që duam të ikim.

Studenti: Ka shumë student aktualisht që po protestojnë dhe po bojkotojnë, të cilët duan të rrinë në Shqipëri edhe pse ligji ata i mban në Shqipëri. Por ky ligj cenon të drejtat e njeriut dhe ne prandaj po protestojmë, po protestojmë për të drejtat e njeriut. Nëse unë dua të rri në Shqipëri, dua të rri sepse e kam zgjedhje të lirë. Nuk dua të detyrohem.

Curri: Ju personalisht, a jeni gati të betoheni solemnisht se unë një vit apo dy vjet do të rri në këtë vend?

Curri: Është ofertë për atdheun, për kombin tënd. Se ju po thëtë lëvizje e lirë është njëlloj sikur të thoni na jepni diplomat se do të ikim. Edhe unë me atë jam, t’ua japin diplomat dhe të ikni, por kujt do t’ia lini këtë vend?! Kujt do t’ia lini këta njerëz?

Artikulli paraprakLeku nuk lë Euron dhe Dollarin “të ngrenë krye”/ Këmbimi valutor
Artikulli tjetërKy vend “shkundet” nga tërmeti me magnitudë 6.6, autoritetet lëshojnë një tjetër alarm te qytetarët pas dridhjes së tokës