Bizneset po importojnë më lirë, por çmimet vetëm rriten, shifrat e tregtisë i nxjerrin “blof”

Çmimet e mallrave të importit sidomos produkteve ushqimore kanë rënë ndjeshëm gjatë vitit 2023 në raport në me një vit më parë, por kjo nuk është reflektuar në tregun e brendshëm, përkundrazi çmimet janë rritur më tej.

Advertisements

Të dhënat e tregtisë së jashtme të përpunuara nga Monitor tregojnë se në periudhën janar-korrik të vitit 2023, çmimet për njësi të importeve të ushqimeve kanë shënuar rënie vjetore mesatarisht me 9 për qind dhe për karburantet mbi 40%. (Kalkulimet u bënë duke përllogaritur vlerën e një kilogrami mall të importuar në 7 mujorin e parë 2023 dhe në të njëjtën periudhë 2022, më të dhënat e INSTAT të tregtisë me jashtë).

Çmimet e importit janë përbërësi kryesor i çmimeve në vendin sidomos ushqimeve, pasi importet e tyre vijuan të jenë tre herë më të larta se eksportet edhe këtë vit.

Advertisements

Përllogaritjet tregojnë se rënien më të madhe në artikujt e konsumit masiv e kishin karburantet. Një litër karburant i importuar ka kushtuar në janar-korrik te këtij viti 43 për qind më lirë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Por duke parë ecurinë e inflacionit për këtë produkt shihet se rënia e çmimeve të importit nuk është reflektuar në tregtinë me pakicë. Të dhënat nga INSTAT mbi inflacionin treguan se në 7- mujor shërbimet e transportit shënuan rënie vjetore të çmimeve me vetëm 3.5%.

Për disa produkte ushqimorë të shportës rënia e çmimeve të importit ishte shumë e lartë, teksa në tregoi i brendshëm reagoi me rritje të çmimit.

Për shembull një kilogram vaj nga importi ka kushtuar 33 për qind më lirë se 7 mujori 2022, por të dhënat nga inflacioni tregojnë se çmimi i vajit u rrit mesatarisht me 6 për qind në të njëjtën periudhë./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

Artikulli paraprakTragjedia në sytë e burrit! Vdes vajza e sapomartuar dhe shtatzënë
Artikulli tjetërAksidenti autobusit në Venecia/ Identifikohen viktimat, hetimet zbardhin shkakun e aksidentit