Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Advertisements
Mësohet se shqiptari po punonte me frezën e traktorit kur u përplas papritur nga mjeti.
Ai humbi jetën pasditen e sotme në rrugën “Bolsena” në Trevi.
Advertisements
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe autoambulanca por ai nuk arriti t’u shpëtonte plagëve.
Ende nuk dihen shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet.