Paradite polic, pasdite truprojë! I rrethuan shefin dhe nisi sherri, si qëlloi me armë në Tiranë?

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së të hënës ku një efektiv i forcës së Posaçme “Shqiponja” qëlloi me armë zjarri në Tiranë.

Advertisements

Efektivi është Adrian Meta. Ai dyshohet se pas orarit të punës punonte si truprojë apo shoqërues. Mbrëmjen e të hënës, personi qe ruhej nga efektivi pati një debat me një qytetar.

Ky i fundit thirri disa të njohur të tij dhe në këtë moment ndërhyri efektivi i policisë dhe qëlloi në ajër. Ky rast është duke u ndjekur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës.

Advertisements

Ky nuk është rasti i parë që efektivët e Policisë Shqiponja përfshihen në ngjarje të tilla. 10 ditë më pare, 2 punonjës të kësaj strukture u përfshinë në një tjetër konflikt fizik, me një kolegun e tyre, i cili ushtron detyrën në Policinë e Vlorës.

Artikulli paraprakSëmuret papritur Erdogan, anulon të gjitha takimet
Artikulli tjetërGjykata e Tiranës dënon me 7.9 vite burg ish efektivin RENEA-s që u kap me snajper në makinë