Sëmuret papritur Erdogan, anulon të gjitha takimet

Presidenca turke njofton se presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar të gjithë axhendën për sot dhe ditët në vijim për shkak të gjendjes jot ë mirë shëndetësore.

Advertisements

Sipas të dhënave nga presidenca, Erdogan po vuan nga një ftohje dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg jetës aktive politike për disa ditë.

Presidenti Erdogan ditën e sotme pritej të mbante një fjalim përpara grupit parlamentar të partisë së tij, teksa të nesërmen do të udhëtonte drejt Spanjës për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Advertisements

Në Granada, Erdogan do të ishte së bashku me përfaqësuesit e 45 shteteve, mes të cilëve dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe në fakt ishte hapur mundësia e një takimi të shkurtër mes dy liderëve, sipas mediave.

Artikulli paraprakPër Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare. Nuk është Kiara!
Artikulli tjetërParadite polic, pasdite truprojë! I rrethuan shefin dhe nisi sherri, si qëlloi me armë në Tiranë?