Një aksident me vdekje ndodhi pasditen e djeshme në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Mediat në Kosovë shkruajnë se viktima është Aziz Qerkini nga komuna e Shtimes.
Advertisements
“Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, familjes Qerkini i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të ndjerin Aziz Qerkini që humbi jetën në një aksident tragjik”, thuhet në njoftimin e komunës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete,
Advertisements
një kamion dhe veturë, të cilat ishin në lëvizje, dhe si pasojë e kësaj një person nuk ka mundur t’i përballojë plagët, duke ndërruar jetë.