Edi Rama: Tek tenderat do përdorim inteligjencën artificiale!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me biznesin e ndërtimit.

Advertisements

Rama ka njoftuar sot se në prokurimet publike do të përdoret inteligjenca artificiale.

“Do të vendosim më shumë fokus te inteligjenca artificiale, e cila do të na lehtësojë procese të caktuara, duke filluar nga prokurimet publike. Brenda këtij mandati synojmë të kemi një sistem komplet të revolucionarizuar të prokurimeve publike me shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe shumë më pak komponentë njerëzorë, në mënyrë që prokurimet të jenë sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet”, tha Rama.

Advertisements

Artikulli paraprakTërmetet nuk ndalen, Ballkani shkundet sërish
Artikulli tjetërKjo pyetje e gazetares së famshme amerikane nxorri Vuçiqin nga binarët