Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi, ka ngritur në këmbë institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend.
Advertisements
Gazetarja Keti Banushi mëson se 6 prokurorë, 5 brenda sistemi dhe 1 jashtë sistemi janë marrë në mbrojtje. Po ashtu mësohet se edhe gjyqtarja Etleva Deda është marrë në mbrojtje.
Prokurorët në mbrojtje:
Advertisements
Kreshnik Ajazi, Elbasan
Ritvan Sulkaj, Elbasan (denimi burg perjete per Capjat)
Albert Kuliçi, Vlore, i vendosen tritol ne makine
Arjan Muça, ndihmës në KLP, tritol në parkimin ku linte makinën në Tiranë
Në mbrojtje së fundi:
Doloreza Musabelliu, SPAK, e kërcënuar nga hetimet për Laert Haxhinë, dëshmia e të penduarit
Merita Selimi (e shkarkuar nga KPK, në pritje të vendimit të KPA), ne Lushnje, ka hetuar fillimisht Laert Haxhinë para se dosja të transferohej në SPAK
Gjyqtare në mbrojtje:
Etleva Deda, marrë në mbrojtje për shkak të vendimeve që ka dhënë nga çështjet që ka shqyrtuar vitet e fundit.