Polica e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se kanë rrahur vëllezërit.
Advertisements
Sipas njoftimit të bluve mësohet se në pranga ra shtetasi Sh. K., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Gjithashtu u bë arrestimi i 34-vjeçarit A.N për të njëjtën akuzë.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Sh. K., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme