14 të shoqëruar nga policia, sekuestrohen disa makina të blinduara në Vlorë

Një aksion policor është zhvilluar në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës.

Advertisements

Raportohet se Policia, Operacionalja dhe FNSH, kanë ushtruar kontrolle në disa lokale në qytetin bregdetar, në kërkim të personave me precedent penal.

Kontrolle ka pasur në disa lagje të qytetit. Këtij operacioni, që ka nisur disa ditë më parë i është bashkuar edhe RENEA.

Advertisements

Sakaq mësohet se janë shoqëruar 14 persona, dhe janë sekuestruar edhe disa makina të blinduara.

Nga policia ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë operacion.

Artikulli paraprakOfendimi i rëndë ndaj Beatrix Ramosajt, ja vendimi i televizionit pas deklaratës së Albano Bogdos
Artikulli tjetërUdhëtimi tragjik/ Senatori amerikan, gruaja e tij dhe 2 fëmijët humbin jetën pas rrëzimit të avionit