Gazetarja Dorjana Bezat është kërcënuar me një mesazh në telefon, ndërsa ishte e ftuar në emisionin Top Story. Ajo u shpreh se tashmë nuk i bënin më përshtypje mesazhet kërcënuese.
Advertisements
Mesazhi kërcënues iu dërgua gjatë kohës kur po diskutoheshon detaje nga bisedat e personazheve të krimit në rrjetin Sky.
Para se të merrte mesazhin kërcënues, Gazetarja Bezat ka zbuluar detaje për telefonin e veçantë që përdorej nga bota e krimit dhe baronët e drogës për të komunikuar përmes aplikacionit SKY ECC.
Advertisements
Bezat tregoi se si drejtësia evropiane mundi të shtinte në dorë serverin qëndror të SKY ECC dhe më pas e përdori atë për të gjurmuar kriminelët.
Gazetarja shtoi më tej se telefoni nuk duhet të kishte GPS dhe sistemin audio dhe të kamerave funksional, pasi sipas saj duke mos pasur këto opsione, ai ishte i besueshëm për kriminelët që ta përdornin dhe të mos gjurmoheshin nga autoritetet.