Shqiptari në Itali bie nga 50 metra lartësi, humb jetën duke mbledhur kërpudha

Shqiptari që prej vitesh jetonte në Borgosesia kishte dal bashkë me një koleg të punës për të mbledhur kërpudha.

Advertisements

Jani Gjoni, 60-vjeçari me origjinë shqiptare në Borgosesia në Itali ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një lartësi prej 50 metrash nga një grumbull shkëmbor. Shqiptari që prej vitesh jetonte në Borgosesia kishte dal bashkë me një koleg të punës për të mbledhur kërpudha, sipas mediave italiane.

Gjatë grumbullimit 60-vjeçari kishte rrëshqitur nga një pikë prej 50 metrash dhe kishte humbur jetën. Kolegu i tij kishte njoftuar menjëherë ambulancën. Ekipet e shpëtimit kur arritën në vendngjarje konstatuan se plagët e marra ishin shumë të rënda dhe mjeku për pak minuta konfirmoi se Gjoni kishte vdekur. Viktima iu kthye familjes pas pak orësh për të kryer ritualet e vdekjes.

Advertisements

Artikulli paraprakArtan Tafani zbuloi krimet, del sot para Gjykatës banda e Laert Haxhiut
Artikulli tjetër“Laertit ju fiksua ta vriste”/ Shteti merr në mbrojtje Doloreza Musabelliun, avokati Adriatik Doga bën për ‘ujë të ftohtë’ autoritetet përgjegjëse: Mua dhe prokurores së Lushnjës i bie që nuk na shpon plumbi