Të rroni vetë! Ministria e Arsimit në Shqipëri ka vdekur. Të paktën kështu është shpallur në profilin zyrtar të këtij institucioni në Instagram.
Advertisements
Faqja e “Ministrisë së Arsimit” është regjistruar me opsionin “Remembering” që i referohet një llogarie përkujtimore të dikujt që ka vdekur.
Kjo është faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit, e ndjekur nga 12 mijë persona dhe gjithashtu është Verified.
Advertisements
Kujtojmë që gjatë këtij muaji pati ndryshime në Ministrinë e Arsimit, pas lëvizjeve të fundit në qeverinë “Rama 3”.
Kështu, Ogerta Manastriliu zëvendësoi Evis Kushin në postin e ministres.
Ndërkohë, Universiteti i Tiranës është renditur i parafundit mes universiteve më të mira të Europës Jugore. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.