Nga 1 tetori nis shpërndarja e rritjes së pensioneve, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zbardh detajet, ja formula e përllogaritjes dhe kush përfiton

Institutit të Sigurimeve Shoqërore e ka përfunduar skemën e rillogaritjes së pensioneve, të cilat prej 1 tetorit (pra duke filluar nga nesër) do të indeksohen me 8.6 për qind. Kreu o këtij institucioni, Astrit Hado zbuloi dje gjatë një prononcimi për mediat se janë rreth 767 mijë përfitues nga kjo skemë. Ndërkaq ai theksoi se shpejt do të firmoset dhe pakti për njohjen e viteve të punës me Italinë, duke shpjeguar dhe formulën e llogaritjes së përfitimit. Ndër të tjera Hado shtoi se bisedime po bëhen dhe me Greqinë.

Advertisements

“Llogariten rreth 712 mijë veta që do marrin por si numër përfituesish janë rreth 765 mijë përfitues që do përfitojnë. Nëse një pensionist merrte 150 mijë lekë të vjetra do marr 162 e 900 lekë. Të gjitha kategoritë që trajtohen me pagesë nga ISSH me përjashtim të statusit të dëshmorit të gjitha kategoritë e tjera përfitojnë. Të gjithë pensionistët në dhjetor kanë për të marr bonusin që llogaritet në masën 50 mijë lekë. Secili vend do të llogarisë pensionin bazuar në vitet kontributeve që ka këtu, pra ne do ti japim pension bazuar në 10 vite që ka në Shqipëri, ndërsa italianët do ja japin në 15 që ka atje dhe qytetari do marr një pension nga ne dhe një nga shteti italian. Besoj që është diskutimet me Greqinë janë në rrugë të mbarë dhe tani jemi në fazën e diskutimeve”, deklaroi Hado.

Rama: Prej 1 tetorit pensionet rriten me 8.6%

Advertisements

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar dje në “Facebook” lajmin e marrjes së vendimit nga qeveria për rritjen e pensioneve në 8.6 përqind. Vendimi do të nis të zbatohet në 1 Tetor për mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive. Rama e ka njoftuar indeksimin e pensioneve që në muajin Prill pas prezantimit të paketës së re ekonomike. “Duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Skema

Zbatimi i këtij vendimi nis nga data 1 tetor dhe vetëm për periudhën tetor-dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë. Kjo rritje, mbulon gjithë ndryshimin e çmimeve për periudhën gusht 2022 – gusht 2023, të matur nga INSTAT në mënyrë të dedikuar për kategorinë e pensionistëve (Indeksi i Çmimeve të Konsumit për pensionistët është i ndryshëm nga indeksi i popullatës, pasi merr në konsideratë ndryshimet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë pensionistët).

Krahas këtyre rritjeve, qeveria ka dhënë edhe bonuset, si ai i fundvitit që tashmë është i përfshirë në Ligjin e Buxhetit të çdo viti dhe i cili do të akordohet edhe këtë vit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të garantojë përmes bashkëpunimit me Postën Shqiptare sh.a dhe bankat tregtare zbatimin e plotë të këtij vendimi për të gjithë individët përfitues. Ndërkaq, përfitues direkt nuk janë vetëm mosha e tretë, por të gjithë ata qytetarë që trajtohen me pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet në fshat, pensionet suplementare që përfshijnë disa përfitues siç janë minatorët, naftëtarët, ushtarakët e të tjerë.

Artikulli paraprak“Punonte nga mëngjesi në mbrëmje”, detaje nga vdekja tragjike e shqiptares në Greqi, vajza pa gjithë ngjarjen
Artikulli tjetërKonkurrentja e ishullit trazon ujërat, futet mes Harisit dhe Amadeas