Dashi
Advertisements
Në planin sentimental do keni disa probleme sot. Mos u panikoni por qetesohuni dhe flisni më shumë me partnerin/en. Beqarët duhet të merren më shumë me çështjet e dashurisë. Nëse nuk kërkoni vetë mos prisni që të tjerët t’ua servirin gjithçka. Ka mundësi që me financat të keni fat. Gjithsesi qëndroni me këmbë në tokë.
Demi
Advertisements
Duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë tek jeta juaj në çift pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat që do keni dikë i partneri/ja pranë. Saturni do i bëjë beqarët më të hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnjë rast. Situata financiare do jetë e pa stabilizuar.
Binjakët
Projektet në çift do jenë shumë të favorizuara gjatë kësaj dite. Shprehni secili mendimet dhe më pas vendosni për atë që iu intereson të dyve. Tregohuni edhe pak më të ngrohtë me atë që keni në krah. Beqarët do marrin një propozim shumë të veçantë. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigje. Financat do jenë në gjendje shumë të mirë sot.
Gaforrja
Për disa prej atyre që janë në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni në asnjë moment komunikimin me partnerin/en. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm që do kenë takime interesante por mund të fillojnë edhe lidhje pasionante. Kujdes me operacionet e mëdha financiare.
Luani
Marrëdhenia me partnerin/en do jetë shumë e mirë. Lëreni pas rutinën dhe provoni gjëra të reja së bashku. Do ndiheni mirë dhe do iu duket sikur do të rilindni. Beqarët do takojnë dikë dhe do e idealizojnë menjëherë. Mos ndërtoni lidhje sot sepse do lëndoheni. Periudhë e favorshme për financat.
Virgjëresha
Nuk do iu pëlqejnë aspak detyrimet dhe të zakonshmet në jetën tuaj në çift. Do kërkoni të provoni gjëra të reja që t’iu sjellin emocione. Kujdes mos tentoni të shikoni dikë tjetër se kur ta humbni partnerin/en do iu vijë keq. Jupiteri do jetë planeti që do ndihmojë beqarët do iu sjellë fat. Falë disa shpenzimeve që do bëni financat do të dobësohen.
Peshorja
Humori juaj do të ndryshojë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme me partnerin/en. Tregohuni të kujdesshem sepse përndryshe do kaloni një ditë të vështirë. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë, por një person që do takoni do iu bëjë për vete dhe mund të lindin ndjenja të forta. Do e menaxhoni me kujdes buxhetin dhe do tregoheni të matur me shpenzimet.
Akrepi
Ata që janë në çift do jetë më të përkëdhelur nga yjet sot. Dita do jetë shumë e animuar dhe e këndshme. Bëni vetëm kujdes mos tregoheni idealistë dhe mos kritikoni më shumë sesa duhet. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të dalë nëpër takime. Tregohuni sa më të hapur që të mundeni. Në planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilentë.
Shigjetari
Jeta juaj në çift mund të jetë e tensionuar dhe aspak e animuar sot. Mundohuni ta ndreqni sa më parë sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet më tepër. Tregohuni pak më tolerantë dhe të kuptueshëm. Beqarëve mund t’iu ndryshojë jeta tërësisht falë një takimi impresionues. Financat do mbrohen nga Saturni.
Bricjapi
Edhe pse lidhja juaj është shumë e rëndeishme duhet të merreni pak më shumë me veten dhe familjarët sot. I keni lënë pas dore kohët fundit. Beqarët, edhe pse nuk është në stilin e tyre, do fillojnë aventura, e ardhmja e të cilave nuk dihet. Marsi do influencojë më shumë tek financat. Buxheti do të ekuilibrohet.
Ujori
Gjatë kësaj dite lidhja që keni krijuar do të përforcohet edhe më shumë. Do jeni shumë joshës dhe partneri/ja do ndihet mirë që iu ka në krah. Beqarët nga ana tjetër do kërkojnë pafund dhe do kenë sukses. Financat duhen menaxhuar me maturi. Mos u hidhni me sy mbyllur në detin e shpenzimeve.
Peshqit
Neptuni do influencojë së tepërmi tek jeta juaj sentimentale sot. Do merrni disa vendime në çift të cilat do i japin një tjetër drejtim jetës suaj. Disa mund të kalojnë ndonjë moment të tensionuar. Beqarët duhet të bëjnë kujdes. Hëna do iu bëjë kërkues. Me financat gjërat do shkojnë mirë më në fund.