A keni pasur komunikim me Vuçiçin pas ngjarjes në veri? Ja si përgjigjet Rama

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse gjatë kësaj kohe ka pasur komunikim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Advertisements

Rama tha se ai është kryeministri i Shqipërisë dhe se marrëdhëniet në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga interesat kombëtare.

Ai theksoi faktin se Serbia është shtet fqinj dhe se presidentin e saj nuk e zgjedh dot ai apo Albin Kurti.

Advertisements

“Unë nuk kam thënë nuk do të ketë asnjë të shtënë, unë kam thënë të kundërtën, Veriu i Kosovës, do të degradojë. Unë kam thënë që ushtria e rregullt serbe nuk do të futet dot.

Unë jam kryeministri i Republikës të Shqipërisë, dua ta përsërisë këtë, sepse marrëdhëniet në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga interesat kombëtare, nevojat e vendit që unë zgjedh të udhëheq. Kështu që presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot unë, as Albin Kurti dhe as ata që do të donin të ishte dikush tjetër.

Duam apo nuk duam Serbia është aty, fqinje me ne. Zgjedhja është shumë e qartë, Shqipëria nuk ka asnjë arsye tjetër, përveç se ato që vijnë nga interesat kombëtare dhe nga detyrimi i asaj për të qene një vend gjithmonë e më i mirë për fëmijët e vetë dhe për vazhduar të kërkojë paqen kombëtare. Kush në Kosovë sot mendon që çfarë bëj unë, nesër do ta kuptoj që Shqipëria kështu është më e nevojshme dhe më e vlefshme në krah të Kosovës”, tha Rama.

Artikulli paraprakEMRAT/ Vendimi i Kryesisë, Basha përjashton 11 deputetë nga grupi i PD
Artikulli tjetërE PLOTË/ Të gjitha vrasjet që bëri “agjencia” e Laert Haxhiut në Shqipëri dhe Greqi